Një person dyshohet se ka mbetur i mbytur në liqenin e Farkës.
Policia njofton se nga deklarimet e para nga familjarët, dyshohet ka mbetur i mbytur 45-vjeçari B. H.
Polumbarët janë njoftuar për të nisur kërkimet e trupit të 45-vjeçarit ndërsa grupi hetimor, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç.
Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.