Janë shtrirë për të pushuar. Kjo hapësirë e QKUK-së, tani për ta është kthyer në vendin ku pushojnë.
Kjo pasi që këta familjarët të pacientëve që janë të shtrirë në Klinikën Interno nuk po lejohen të futen brenda.
Shumë nga ta po ankohen sepse thonë që për t’i qëndruar sa më afër familjarëve të tyre, po detyrohen ta kalojnë edhe natën këtu. E se përkujdesjen e familjarëve të tyre po e bëjnë nga jashtë, e thotë edhe Fatmir Haziri që ka të shtrirë babain e tij në këtë klinikë.
Ndërsa, një pacient i kësaj klinike këtë situatë e sheh si jo normale.
Ata bëjnë thirrje që sa më parë të merren hapa për rregullimin e kësaj situate.