• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Falja e Hidrocentraleve”, ish-ministrat rrezikojnë deri në pesë vjet burg

10/04/2020 - 15:11:49
“Falja e Hidrocentraleve”, ish-ministrat rrezikojnë deri në pesë vjet burg

Në tetorin e vitit 2012, katër ministra të Qeverisë së atëhershme të udhëhequr nga Hashim Thaçi, e kishin ngritur dorën, për të miratuar shitjen e Distribucionit dhe Furnizimit për 26.3 milionë euro.

Në këtë shitje të aseteve publike ishin kontrabanduar hidrocentrale të vogla dhe këta ish-ministra, Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi dhe Nenad Rashiq do të thonin se nuk kanë pasur njohuri se janë aty.

Lexo më shumë

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
6
Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

March 2, 2026
37

Në listën e aseteve që i janë bartur konsorciumit “Calik & Limak” ishin “përvjedhur” katër hidrocentrale, me një kapacitet të instaluar prej 14 megavateve. Në to, gjatë viteve të fundit, janë investuar miliona euro, raporton KOHA. Kostoja e ndërtimit të një megavati shkon deri në 2 milionë euro.

Nuk dihet sa është vlera e tregut e hidrocentraleve, por nëse merret një mesatare e mjeteve të investuara në këto hidrocentrale dhe kostos së ndërtimit të hidrocentraleve të reja, del që kanë një vlerë rreth 20 milionë euro.

Falja e katër hidrocentraleve duket të jetë bërë në mënyrë të mistershme, duke i kontrabanduar gjatë procesit të privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit. Palët e përfshira ia hedhin fajin njëra-tjetrës për faljen e hidrocentraleve. Ministrat që kanë votuar për privatizimin e KEDS-it i kishin thënë “Kohës Ditore” se nuk kanë qenë të informuar se janë duke i shitur edhe hidrocentralet së bashku me rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Kjo gjë mohohet kategorikisht nga KEK-u, të cilët e bëjnë përgjegjës Ministrinë e atëhershme të Zhvillimit Ekonomik, e cila i ka pasur të gjitha informatat si bartëse e procesit të privatizimit.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka pasur dy këshilltarë të transaksionit, të cilët kanë qenë përgjegjës së bashku me njësinë e privatizimit për të gjitha çështjet e privatizimit. Deloitte dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) e kanë këshilluar Qeverinë për këtë transaksion që nga fillimi i procesit.

Të premten, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 19 personave për këtë rast, të njohur si falja e hidrocentraleve. Aty përfshihen edhe katër ish-ministrat, të akuzuar për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Kjo vepër penale i takon kapitullit të veprave penale të korrupsionit. Gjykimi eventual i këtij rasti do të bëhej sipas Kodit Penal që është shfuqizuar para disa muajsh.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Një gjë e tillë ndodh për shkak që të akuzuarit që akuzohen për ndonjë vepër penale në kohën kur ka qenë në fuqi ndonjë bazë ligjore më
e favorshme e përdorin atë. Kjo vepër, sipas Kodit Penal të vjetër, është e dënueshme deri në pesë vjet.

Pas ngritjes së aktakuzës, Gjykata Themelore në Prishtinë duhet të gjykojë këtë rast, të nxjerrë aktgjykim e pastaj Gjykata e Apelit ta shqyrtojë këtë aktgjykim. E gjithë kjo duhet të zhvillohet për rreth 2 vjet nëse aktakuza ngrihet brenda afatit ligjor.

Gjykata Themelore në Prishtinë është e “dëshmuar” për zvarritje në gjykimet e rasteve të korrupsionit. Një nga rastet e gjykimeve, që është përfunduar për vetëm disa seanca, është gjykimi në rastin “Pronto”. Aktakuza është ngritur më 6 prill të vitit 2018, ndërsa aktgjykimi i shkallës së parë do të shpallet më 3 janar 2020. Në 99 për qind të rasteve aktgjykimi i shkallës së parë ankimohet në

Gjykatën e Apelit. Në shumicën e rasteve të rasteve të korrupsionit, Gjykatës së Apelit i duhet rreth një vit kohë pas aktgjykimit të shkallës se parë që të marrë vendim.

Share6TweetSendShareSend

Related Posts

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
Lajme

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
6
Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?
Lajme

Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

March 2, 2026
37
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Abdixhiku: VV dhe PDK po na dërgon në zgjedhje

March 2, 2026
26
Reagon mbrojtja e Veselit: Aktakuza u ngrit pa u vendosur për kërkesën për përjashtimin e prokurores
Lajme

Reagon mbrojtja e Veselit: Aktakuza u ngrit pa u vendosur për kërkesën për përjashtimin e prokurores

March 2, 2026
1.2k
Sot bëhen 26 vjet nga lufta e gurit të Gradimës
Lajme

Pejës: Ngritet aktakuzë ndaj ish- ish komandanti i UÇK’së për “Pastrimi i parave”

March 2, 2026
96
Smajlaj ngre alarmin: Albini, po kërkon pushtet apsolut dhe po e rrezikon stabilitetin politik
Lajme

Smajlaj ngre alarmin: Albini, po kërkon pushtet apsolut dhe po e rrezikon stabilitetin politik

February 28, 2026
28
Next Post
Veri: 2 raste të reja me Covid

416 të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Më të fundit

  • Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
  • Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?
  • Abdixhiku: VV dhe PDK po na dërgon në zgjedhje
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi