Besimtarët myslimanë kanë bërë faljen e Namazit të Kurban Bajramit.
Ceremonia e këtij rituali është mbajtur edhe në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, e cila është transmetuar direkt në Klan Kosova.
Mesazhi kryesor që është dhënë nga Peja, ka qenë ka qenë afrimi me njëri-tjetrin dhe respektimi i kosovarëve që vinë nga diaspora që këtë muaj ndodhen pasivisht në vend.
“Respektoni mërgimtarët. Ata kanë nevojë për dashurinë dhe përkrahjen tonë, sepse ju mjafton vuajtja që janë në kurbet. Të kemi kujdes së si sillemi me ta dhe si i cilësojmë dhe i thërrasim”, është shprehur ligjëruesi ndër të tjera.
Përveç brenda objektit, besimtarët e kanë falur namazin edhe nga oborri i xhamisë në Pejë.
Besimtarët myslimanë kanë bërë faljen e Namazit të Kurban Bajramit po ashtu nëpër të gjitha xhamitë tjera në vend.