Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaj ndaj tre të dyshuarve pë fajde.
Personat e dyshuar janë I.D, B.N dhe A.Gj.
Sipas njoftimit, ata nga viti 2015 deri më datën 15 gusht 2019, në qytetin e Pejës, ishin pasuruar shumë shpejtë. E këtë e kishin bërë në krah të viktimës V.Sh. Duka ia shfrytëzuar gjendjen e rëndë të viktimës, ata i kishin shkaktuar humbje financiare prej 90.000 euro.
Viktima ia kishte kërkuar të dyshuarve 1.700 euro borxh me qëllim që ta dërgonte vëllain jashtë shtetit.
V.SH, deri më datën 15 gusht 2019, ishte detyruar nga të dyshuarit që ta paguajë kamatën prej 90.000 euro, e këtë në periudha të ndryshme kohore.
Viktima nga presioni kishte kërkuar të bënte vetëvrasje, por fatmirësisht atë arrijnë ta dërgojnë në spital dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.
Ndaj vendimit për paraburgim prej një muaj, familjarët e viktimës janë shprehur të pakënaqur.