• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Evropa më frikë nga një valë e dytë infektimesh me COVID-19

04/08/2020 - 15:31:00
Evropa më frikë nga një valë e dytë infektimesh me COVID-19

Masat kufizuese po rivendosen në disa pjesë të Evropës ndërsa po rritet frika nga një valë e dytë e infektimeve me koronavirus. Vendet evropiane ishin ndër më të goditurat në muajt mars dhe prill, duke nxitur masa të rrepta kufizuese për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell nga Londra, disa shkencëtarë thonë se masat u hoqën shumë shpejt dhe paralajmërojnë për një periudhë vendimesh të vështira.

Një test i koronavirusit mund të jetë një përvojë e dhimbshme. Por për Emma Gayan, banore e Katalonjës me COVID-19 dhe të tjerë në këtë rajon të Spanjës, ka një burim ankthi edhe më të madh.

Lexo më shumë

Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?

Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?

May 8, 2025
31
Kush do ta fitoj këtë luftë India apo Pakistani? Shiko statistikat dhe forcën e dy shtetëve

Kush do ta fitoj këtë luftë India apo Pakistani? Shiko statistikat dhe forcën e dy shtetëve

May 7, 2025
32

“Trishtohem kur mendoj mund të kthehemi përsëri atje ku filluam. E dhimbshme. Mendoj që për një farë kohe po vepronim siç duhej, tani nuk e di “, thotë Emma Gaya.

Katalonja ka qenë në qendër të një ringjalljeje të infeksioneve me koronavirus. Kufizimet e lëvizjes janë lehtësuar në fundjavë, por disa vende kanë vendosur masat e karantinës për ata që udhëtojnë në Spanjë.

Belgjika dhe Luksemburgu po përballen me ripërhapjen e virusit dhe qyteti belg i Antwerpit është shndërruar në një qendër shpërthimi të infektimeve.

“Jam pak i vjetër dhe kam frikë”, thotë Jozef Verberckmoes, banor i Antwerpit.

“Njerëzit kanë më shumë frikë të dalin në rrugë”, thotë ndërkaq banorja e këtij qyteti Ellen Bovre.

Zyrtarët lokalë thonë se qeveria hoqi kufizimet shumë shpejt në muajin maj – duke injoruar pikat e nxehta si Antwerpi.

Profesori i Universitetit të Antwerpit, Pierre Van Damme, thotë që “nëse nuk e respekton distancën fizike, infeksioni shpërndahet shumë shpejt. Dhe sërish kjo kërkon masa të rrepta për të rivendosur kontrollin”.

Masat e tilla janë rivendosur në pjesë të Britanisë së Veriut, ndërsa shkalla e infeksioneve po rritet – me rreth 4 mijë e 900 infeksione të reja në ditë në të gjithë vendin.

Doktor Peter Drobac, nga Universiteti i Oxford-it thotë se veprimi i hershëm është thelbësor.

“Nëse vendet janë duke reaguar, duke ngadalësuar rihapjen e tyre, duke bërë ndryshime që synojnë frenimin e përhapjes së virusit, shpresojmë se ne mund t’i mbajmë gjërat në kontroll”, thotë ai.

Një lehtësim më i gjerë i masave të kufizimit në gjithë Britaninë është pezulluar, ndërsa teatrot janë detyruar të qëndrojnë të mbyllur.

“Do të duhet të bëjmë zgjedhje të vështira si shoqëri për gjërat që vlerësojmë më shumë. Nëse për shembull, përparësia jonë është që fëmijët të kthehen në shkollë në shtator, kjo mund të nënkuptojë që ne me të vërtetë nuk duam të kemi njerëz në bare dhe restorante të mbyllura”, thotë doktor Peter Drobac.

Në disa pjesë të Evropës, përfshirë Greqinë dhe Italinë, shkalla e infektimeve mbetet e ulët dhe turistët po kthehen.

“Koronavirusi nuk është diçka që na shqetëson shumë. Ne kryesisht presim që të pushojmë dhe të çlodhemi”, thotë Thanassis Yanellis, një turist nga Athina.

Gjermania ka shënuar po ashtu një rritje infeksionesh. Në Berlin, rreth 20-mijë njerëz u mblodhën për të protestuar kundër masave kufizuese të shtunën. Autoritetet po përndjekin organizatorët e protestës për shkeljen e rregullave të higjienës dhe distancës sociale.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?
Bota

Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?

May 8, 2025
31
Kush do ta fitoj këtë luftë India apo Pakistani? Shiko statistikat dhe forcën e dy shtetëve
Bota

Kush do ta fitoj këtë luftë India apo Pakistani? Shiko statistikat dhe forcën e dy shtetëve

May 7, 2025
32
Presidenti kinez sot në Rusi, do të marrë pjesë në paradën e Putinit
Bota

Presidenti kinez sot në Rusi, do të marrë pjesë në paradën e Putinit

May 7, 2025
4
Ja pse India po e sulmon me Pakistanin?
Bota

Ja pse India po e sulmon me Pakistanin?

May 7, 2025
100
CIA i fton zyrtarët kinezë të bashkëpunojnë
Bota

CIA i fton zyrtarët kinezë të bashkëpunojnë

May 2, 2025
10
Gjenerali austriak: Kërcënimi i një sulmi ndaj Austrisë është real
Bota

Gjenerali austriak: Kërcënimi i një sulmi ndaj Austrisë është real

May 2, 2025
58
Next Post
Dimri ende nuk ka kaluar, sot reshje të borës

Borë në Itali ( video)

Më të fundit

  • Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim
  • LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti
  • A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi