Bashkimi Evropian kundërshton një ftesë të pakushtëzuar për Rusinë, që do të mundësonte ribashkimin e saj në bisedimet mes liderëve botërorë të G7, tha një zyrtar i lartë evropian për Reuters.
Shtatë udhëheqësit e vendeve më të zhvilluara dhe industrializuara te globit do të takohen këtë fundjavë në resortin francez të Biarritz. Formati, i njohur dikur si G8 e përfshinte edhe Rusinë, por ajo u përjashtua prej radhëve të tij në 2014, pas aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes që Moska u dha rebelëve në lindje të vendit.
Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari u shpreh se arsyet e përjashtimit të Rusisë “mbeten të vlefshme” dhe se çdo ofertë kthimi do të ishte në fakt “një shenjë dobësie”.