Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest me burg 40 ditë për një shtetas turk të kapur në Tiranë të dënuar me 30 vite burg nga drejtësia franceze.
Bëhet fjalë për Baybesin i konsideruar si një nga “Eskobarët e Evropës”, i cili është dënuar në mungesë nga gjykata franceze e Loire Atlantique për trafik të heroinës në Evropë.
Baybesin është kapur në 24 dhjetor në pikën e kalimit kufitar të Rinasit, gjatë tentativës për të hyrë në vendin tonë. Togat e zeza ndaj tij vendosën qëndrimin në burg me qëllim ekstradimin e tij në Francë. Pas mbërritjes së letërporsive nga Franca, tashmë është hapur rruga për dërgimin e tij për të shlyer dënimin prej 30 vitesh burg.
Aktiviteti 53-vjeçarit Baybesin ishte përgjatë viteve 1994 -1995 me të ardhura që janë vlerësuar në 10 milionë paund.
Mahmut Baybesin, babai i të arrestuarit në Shqipëri, gjithashtu është i dënuar si pjesë e rrjetit të narkotrafikut. Personi që ishte në krye të familjes së trafikantëve, është Husein Baybasin që përfundoi në burg për drogë.
Banda e familjes Baybesin, vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë. Arrestimi i Baybesin është kryer në 24 dhjetor 2019, por lajmi për kapjen e këtij personi nuk është publikuar nga policia shqiptare.
FacebookTwitterEmailMore