Një operacion i befasishëm dhe i suksesshëm i Policisë së Kosovës ka zbuluar një prapavijë alarmante pas disa pelegrinëve serbë që ndodheshin në Shatërvanin e Prizrenit. Burime të besueshme konfirmojnë për TelegramiSot se dy prej tyre janë identifikuar si kapiten i ushtrisë serbe dhe togeri i policisë serbe, të cilët ishin të maskuar si pelegrinë dhe të armatosur me thika dhe sëpata.
Persona të dyshimtë u ndaluan nga Policia e Kosovës në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit historik të Prizrenit. Pas kontrollit, ata u shoqëruan me vetura zyrtare në stacionin policor, ku u zbulua identiteti tronditës i tyre.
Sipas burimeve, rasti është diskutuar edhe në Këshillin e Sigurisë, së Kosovës, ku është konfirmuar se të arrestuarit janë pjesë e strukturave ushtarake dhe policore serbe, të infiltruar nën petkun e pelegrinëve fetarë.
Ky zhvillim alarmues vjen në një kohë të ndjeshme për sigurinë kombëtare dhe flet për një kërcënim të mundshëm të organizuar nga Serbia, në përpjekje për të destabilizuar situatën në terren.
Qeveria dhe institucionet e sigurisë janë në alarm. Hetimet janë në vijim dhe burime brenda organeve të rendit kanë paralajmëruar zbulime të tjera tronditëse.
TelegramiSot do të sjellë të rejat më të fundit nga ky rast që mund të ndryshojë rrjedhën e sigurisë në vend..