Kryeministri shqiptar Edi Rama është duke qëndruar për vizitë ne Turqi. Ai përmes një postimi në ‘Facebook’, ka falënderuar presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, për mikpritjen në rezidencën e tij verore në Marmaris.
“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor?????”, ka shkruar Rama në “Facebook”.