Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia është gjithmonë e gatshme të zgjidhë çështjen e Mesdheut Lindor përmes dialogut mbi baza të drejta.
“Ne jemi gjithmonë këtu dhe të gatshëm për të zgjidhur konfliktet përmes dialogut mbi baza të drejta”, tha Erdoğan, pas takimit të kabinetit të mbajtur në Ankara.
Presidenti i Turqisë gjithashtu u bëri thirrje vendeve të Mesdheut të bashkëpunojnë në gjetjen e “një formule të pranueshme që mbron të drejtat e të gjithëve”.
“Në asnjë mënyrë Turqia nuk do të pajtohej me ndonjë iniciativë duke u përpjekur ta mbyllte vendin në brigjet e saj, duke injoruar territorin e gjerë turk”, tha Erdoğan.
“Turqia do të vazhdojë të zbatojë planet e saja në terren dhe diplomaci derisa një sens i përbashkët të mbizotërojë mbi çështjen (e Mesdheut Lindor)”, shtoi ai.
Muajin e kaluar, pasi Athina kundërshtoi studimin sizmik të bërë nga Ankaraja zyrtare në një zonë në jug të ishullit Meis, ose Kastellorizo, përpjekjet diplomatike gjermane ndihmuan në zbutjen e tensionit midis Turqisë dhe Greqisë.
Mirëpo, tension midis dy fqinjëve i ka ringjallur veprimi i diskutueshëm i Greqisë javën e kaluar për të nënshkruar një marrëveshje të diskutueshme për caktimin e kufijve detar me Egjiptin, për të cilën Turqia thotë se shkel shelfin e saj kontinental dhe të drejtat detare.
Turqia njoftoi sot se anija e saj sizmike Oruç Reis do të rifillojë kërkimet në rajon deri më 23 gusht.
Ankaraja ka akuzuar prej kohësh Greqinë për ndjekjen e politikave maksimiste në Mesdheun Lindor dhe ka theksuar se pretendimet e saj detare shkelin të drejtat sovrane të Turqisë.
Turqia, si një shtet garantues i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), vazhdimisht ka kontestuar shpimet e njëanshme të administratës greke qipriote në Mesdheun Lindor, duke pohuar se edhe TRNC po ashtu ka të drejta mbi burimet në këtë zonë.