Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ka realizuar një bisedë-telefonike me presidentin kosovar, Hashim Thaçi.Kjo u bë e ditur në një publikim në rrjetin social Twitter, në faqen zyrtare të presidencës turke.Në të njëjtin njoftim theksohet se Erdogan ka biseduar me presidentin Thaçi, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Indeksonline.
Për dallim nga Thaçi, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti sonte hapur deklaroi se nuk ka pasur asnjë kontakt me presidentin turk Erdogan, por që sipas tij njohjet e shtetit të Kosovës nga vendet arabe janë të mirëseardhura dhe mjaftë të nevojshme.