Qeveria e Kosovës e ka publikuar programin për 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.
Kryeministri Albin Kurti në krye të grupit që do të merrej me organizimin e ka emëruar ditë më parë zëvendëskryeministrin e dytë, Haki Abazin, raporton Gazeta Express.
Sipas njoftimit të kryeministrisë, me datë 5 mars, ora e parë mësimore do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së, në të gjitha komunat e Kosovës.
Në ora 09:00 do të mbahet seancë Solemne në Kuvend të Kosovës, ku të pranishmëve do të ju drejtohet kryeministri Albin Kurti.
Gjithashtu, do të mbahen seanca solemne nëpër Kuvende Komunale.
Në ora 12:00 do të bëhet parakalimi i Trupave të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, derisa fjalim do të mbajnë i pari i shtetit, Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
Në datë 6 mars, nga ora 09:00 do të ketë Homazhe dhe Vizita në Kompleksin Memorial Adem Jashari, ndërsa në ora 12:00 do të ketë homazhe në të gjithë Komplekset Memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së
Nga ora 17:00 do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
Të pranishmëve u drejtohen me fjalim presidenti, Hashim Thaçi, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, historiani Agim VINCA, Kryetari i shoqatave të dala nga lufta Hysni Gucati
Në datë 7 mars do të ketë homazhe pranë familjes Jashari si dhe do të mbahet Nata e Zjarreve