Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës pas ‘kacafytjeve’ të shumta sot arritën të pajtohen për lidhjen e marrëveshjes për formimin e qeverisë.
Kurti një ditë para se të mbahet seanca plenare për zgjedhjen e qeverisë, lëshoi pe, dhe e “rrëzoi” nga pozita e kryekuvendarit shokun e tij më të mire Glauk Konjufca, pozitë të cilën ia dha LDK-së, e që po flitet se pritet ta marrë Vjosa Osmani.
Ndërsa marrëveshja që ende nuk është bërë publike u nënshkrua sot herët në mëngjes, çka e konfirmuan këtë Kurti e Mustafa, në një konferencë për media, ende nuk ka një reagim të ambasadorëve të QUINT-it që ditë më parë takuan dy liderët në ndihmë për ta arritur marrëveshjen, përjashto këtu ambasadorin amerikan Philip Kosnett, çka Reporteri.net kishte raportuar se nuk do të merrte pjesë në atë takim, shkruan Reporteri.net.
As ambasdori gjerman, Christian Heldt, ai britanik, Nicholas Abbott, francez Didier Chabert dhe as italian, Nicola Orlando si dhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova të cilë ishin pjesë e takimit mes VV-së e LDK-së, nuk kanë reaguar deri më tani për arritjen e marrëveshjes VV-LDK.
Kujtojmë se sot VV e LDK zyrtarizuan marrëveshjen për bashkëqeverisje ku thane se janë dakorduar për kryekuvendarin, që VV ta lrioi këtë pozitë për LDK-në dhe në këmbim ta marrë MPJ-në.
Ndërsa treguan se numri i ministrive do të jetë 15 e jo siç kishin deklaruar më parë 12, ndërsa do të jenë 33 zëvendësministra.
Qeveria “Kurti” pritet të votohet nesër në seancën plenare që është paraparë të mbahet nga ora 11:00.
Gazeta Online “Reporteri.net” është media e parë që ka publikuar emrat e ministrave të LDK-së.
Ndërsa VV-ja nuk ndryshon emrat e ministrave, Konjufca në MPJ e Reka në Integrime Evropiane.
Nesër nga ora 11:00 do të mbahet seanca plenare ku parashihet të votohet qeveria “Kurti”.