Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Buçimas të bashkisë Pogradec këtë pasdite.
70 vjecarja Feride Çekiçi është masakruar me thikë nga djali i saj, 44 vjecari, Olsi Çekiçi, me precedent të mëparshëm penal, i dënuar për drogë , i cili vuan edhe nga shëndeti mendor. Para disa kohësh ai ka marrë mjekime dhe ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik në Elbasan.
44 vjecari është shoqëruar në komisariat ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e këtij krimi mjaft të rëndë