Një histori e trishtë vjen nga SHBA-ja, ku një çift të moshuarish, që kishin 65 vjet së bashku kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë në një azil pleqsh në St.Louise.
86-vjeçari, Jack Morrison vdiq i pari, ndërsa disa orë më vonë në të njëjtën ditë u nda nga jeta edhe bashkëshortja e tij, Harriet Morrison.
Stafi i shtëpisë së pleqve raportoi se çifti kishin shtruar së bashku shtretërit e tyre në orët e fundit, duke mbajtur duart të bashkuara në çastet e fundit të jetës së tyre.
Një nga mbesat e çiftit, Sue Wagener, tha: “Jam shumë e trishtuar! Por unë e di se ata janë në paqe dhe janë përsëri së bashku. Ishte vërtet një histori dashurie për t’u shkruar në libra.”