Nga MPB informojnë se një tren transportues të mallrave ka goditur një person të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda.
Më 20.09.2019 në orën 02:30 në stacionin hekurudhor në Ilinden, një tren transportues i linjës Tabanoc-Tubarevo-Gjevgjeli ka goditur një person.
Personi, i cili thuhet se është emigrant, ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin klinikë “Nënë Tereza”.
Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga ekipet e SPB Shkup”, njoftojnë nga MPB.