Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar emërimin e Inspektorit të Përgjithshëm dhe emërimin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Të dyja pikat e rendit të ditës u votuan nga i gjithë kabineti.
Lyra Osmani është zgjedhur Inspektore e Përgjithshme në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Ndërsa, Avni Kastrati u votua si drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. /Klankosova.tv