Qeveria e Kosovës ka votuar për emërimin e bordit të përkohshëm të drejtorëve të kompanisë publike, Telekom.
Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka propozuar si drejtorë katër persona.
“Genc Raci kryesues, Naim Maloku, Luljeta Elezi dhe Feki Shala drejtor. Qeveria emëron katër drejtorë. Drejtorët e propozuar janë ekspertë për menaxhment, financa dhe auditim”, ka thënë ministrja Hajdari.
Ky propozim është votuar në qeveri me shumicë të votave.