Në komisionin për “Mbikëqyrjen e Financave Publike” ka mbajtur sot një mbledhje në të cilën ishte i ftuar për raportim ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Zemaj e lëshoi mbledhjen pasi deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, përmendi zgjedhjet që sapo përfunduan në komunën e Podujevës.
Rrahmani më pas u akuzua nga deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, se po bënte politikë edhe në Kuvend.
“Po le se unë bëj politikë, ku të vijë, edhe këtu edhe në Kuvend, e ti nuk mundesh as me ma ndalu, po ti je këtu me humbë qysh po humbë çdo ditë – që epoka jote po ecë, po shkon, e qata po të kapë sikleti, edhe nervoza, unë nuk muj me ta hjekë këta” – ia ktheu më pas Rrahmani.
“Ti je këtu me kallëzu kush humb e kush fiton, kush guxon e kush s’guxon, për qita je ti këtu,” – i tha më pas znj.Gaxherri.
Më pas ndërhyri Bedri Hamza, i cili tha se komisioni ishte për çështje profesionale dhe jo politike.