Plani i PDK-së për rimëkëmbjen shtetërore është real, i matshëm dhe konkret, rimëkëmbja është adresa e vetme për të rinjtë. Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të drejtoj ndryshimet që i kërkon interesi shtetëror dhe qytetarët.
Në takim me sipërmarrës të rinj në Ferizaj, së bashku me kolegën kandidate për deputete Adelina Grainca, bashkëbiseduam për planin e rimëkëmbjes, qëllimi thelbësor strategjik i programit të rimëkëmbjes është rikthimi i normalitetit nga pasojat e shkaktuara nga pandemia dhe keqqeverisjet e kaluara, hapja e vendeve të reja të punës në mënyrë që rinia të mos largohet nga vendi dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kosova njihet si vendi me numrin më të madh të rinisë në rajon, ka deklaruar kandidati i PDK-së, për deputet Elmi Reçica.
Prandaj plani i rimëkëmbjes fokusohet që përmes masave të duhura në përkrahje të zhvillimit të aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë duke i përgatitur dhe mbështetur në aktivitete ekonomike, financimin e ideve të sipërmarrësve të rinj dhe përfshirjen në vendimarrje duke mundësuar nivele sa më të larta të përfaqësimit të të rinjve në të gjitha nivelet politike.
#Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër #134PDK ??