Në kuadër të rikthimit të aktiviteteve politike të Partisë Demokratike të Kosovës në diasporë, në koordinim me Departamentin për Çështje të Diasporës, sot në Helsinki dhe Toronto, u konsoliduan Këshillat Nismëtar për themelimin e degës së PDK-së në Finlandë.
Me këtë rast, drejtues të degës u caktuan veprimtarët e shquar, Miftar Miftari, Bashkim Thaçi dhe Dren Koci me qendër në Helsinki, ndërsa në Kanada, Këshillin Nismëtar, do të udhëheqë Ridvan Pacolli dhe Ylla Ibra me qendër në Toronto.
Duke e parë manipulimin me opinionin e diasporës për të vërtetën e Kosovës, jemi obliguar që të riorganizohemi për të paraqitur të vërtetën e Kosovës ashtu siç është.
Partia Demokratike e Kosovës në kuadër të platformës dhe vizionit politik ka marrë vendime për Diasporën, me kryeministrin në ardhje, Enver Hoxhaj, do të realizojmë zotimet për diasporën, duke përfshirë vende në listën e PDK-së për deputetë, rikthimin e ministrisë së Diasporës, ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës si dhe duke e bërë pjesë aktive dhe konkrete të zhvillimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Faleminderit dhe respekt i veçantë për të gjithë pjesmarrësit në këto takime nismëtare për themelimin e degëve, si dhe për kontributin e madh në të gjitha fazat dhe proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi, për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
#HoxhajKryeministër