Nga hapja madhështore e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati për deputet Elmi Reçica ka shprehur bindjen dhe përkushtimin e tij për një Kosovë më të mirë dhe më të zhvilluar.
“Është koha për një ndryshim të madh. Me Bedri Hamzën kryeministër, do të sjellim një ekonomi të fuqishme, arsim cilësor, shëndetësi moderne dhe mirëqenie për qytetarët tanë. Tubimi i sotëm është dëshmia se fitorja më 9 shkurt është e sigurt,” u shpreh kandidati.
Mesazhi i tij, i mbështetur nga energjia dhe entuziazmi i mbështetësve, përmbyllet me thirrjen:
“Është koha për një Kosovë më të mirë. Koha për Bedri Hamzën kryeministër!”
#PDK131
#MaMirë
#BedriHamzaKryeministër