Kandidati për deputet, Elmi Reçica e ka vizituar zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, ku është pritur nga kryetari Xhevdet Mehmeti.
Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, u diskutua për çështje me rëndësi për veteranët dhe rolin e tyre të vazhdueshëm në shoqëri.
Reçica falënderoi kryetarin Mehmeti për përkushtimin dhe punën e tij në ruajtjen dhe avancimin e vlerave të luftës.