Maurizio Sarri është shkarkuar nga posti i trajnerit të Juventus.
Largimi i tij nga shtabi teknik i “Zonjës së vjetër” erdhi as pas një dite të plotë pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve.
Lajmi është bërë i ditur nga mediumi Goal, transmeton Klan Kosova.
Sipas tyre, njoftimi zyrtar nga Bianconerët pritet të lëshohet gjatë ditës së sotme.