• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ekstradohet në SHBA biznesmeni kosovar, i dyshuar për mashtrim

09/08/2019 - 11:10:51
Ekstradohet në SHBA biznesmeni kosovar, i dyshuar për mashtrim

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për ekstradimin e të dyshuarit për mashtrim me miliona dollarë, Imer Shahini.

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte paraqitur kërkesën për ekstradimin e tij, për shkak të dyshimit se në mënyrë të kundërligjshme ai kishte fituar miliona euro.

Lexo më shumë

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
6
Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

March 2, 2026
37

Gjykata, po ashtu, ka aprovuar edhe kërkesën e PSRK-së për vazhdimin e masës së paraburgimit deri në ekstradimin e të dyshuarit nga Republika e Kosovës.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore për ekstradimin e të kërkuarit Shahini dhe se një gjë e tillë do të bëhet përmes procedurës së thjeshtësuar.

Po ashtu, atij i është vazhduar masa e paraburgimit, pasi që thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se ai është kryerës i veprave penale, të cilat i vihen në barrë, se kishte pasur urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOLI dhe i ishte shmangur drejtësisë.

Ndryshe, gjatë seancës dëgjimore të mbajtur më 30 korrik 2019, ishte shqyrtuar ankesa e PSRK-së për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe ekstradimin e të dyshuarit në SHBA.

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), më 15 korrik 2019, kishte kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ekstradimin e Imer Shahinit, i dyshuar për veprat penale “mashtrim me letra me vlerë” dhe “mashtrim me transfere elektronike”, për të cilin ishte lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtar.

E kërkesën në fjalë, kjo e fundit, e kishte dërguar në PSRK, ku në bazë të saj, PSRK-ja kishte paraqitur kërkesë për ekstradimin e të kërkuarit dhe kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për vazhdimin e paraburgimit ndaj Imer Shahinit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kërkesë të cilën nuk e kishte kundërshtuar as vet i dyshuari Shahini, i cili ishte pajtuar me ekstradimin e tij.

E se kushtet për ekstradim ishin plotësuar kishte thënë edhe mbrojtësi i tij, avokati Arianit Koci, i cili kishte deklaruar se pajtohet me ekstradimin e të mbrojturit të tij, dhe se ndaj aktvendimit lidhur me ekstradimin nuk do të ushtrojë ankesë.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 27 korrik 2019, kishte paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special, kërkesën për ekstradimin e Shahinit dhe vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Kjo pasi që, Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), më 15 korrik 2019, kishte kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ekstradimin e ImerShahinit, i dyshuar për veprat penale “mashtrim me letra me vlerë” dhe “mashtrim me transfere elektronike”, për të cilin ishte lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtar.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
Lajme

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
6
Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?
Lajme

Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

March 2, 2026
37
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Abdixhiku: VV dhe PDK po na dërgon në zgjedhje

March 2, 2026
26
Reagon mbrojtja e Veselit: Aktakuza u ngrit pa u vendosur për kërkesën për përjashtimin e prokurores
Lajme

Reagon mbrojtja e Veselit: Aktakuza u ngrit pa u vendosur për kërkesën për përjashtimin e prokurores

March 2, 2026
1.2k
Sot bëhen 26 vjet nga lufta e gurit të Gradimës
Lajme

Pejës: Ngritet aktakuzë ndaj ish- ish komandanti i UÇK’së për “Pastrimi i parave”

March 2, 2026
98
Smajlaj ngre alarmin: Albini, po kërkon pushtet apsolut dhe po e rrezikon stabilitetin politik
Lajme

Smajlaj ngre alarmin: Albini, po kërkon pushtet apsolut dhe po e rrezikon stabilitetin politik

February 28, 2026
28
Next Post
Vetura e godet këmbësoren në Fushë-Kosovë

Tre vjet burg ndaj personit që sulmoi seksualisht të miturën në hotel

Më të fundit

  • Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
  • Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?
  • Abdixhiku: VV dhe PDK po na dërgon në zgjedhje
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi