Sot, në varrezat e fshatit Tomoc, në Istog, trupi i pajetë i një gruaje 39-vjeçare u zhvarros nga Mjekoligjoret. Ajo vdiq në rrethanë të dyshimta në 13.4.2020 në QKUK në Prishtinë.
Para se të shtrohej në QKUK, gruaja nga Lluga e Istogut, kishte qëndruar në Spitalin e Pejës, ku ishte kuruar edhe për sëmundjen tjetër.
Në Prishtinë e ndjera u fute në një operacion ku pas daljes nga sall asaj i është bërë edhe testi ku ka dalë pozitiv në Koronavirus.
Burime të besueshme të Telegramitsot, kanë treguar se sot trupi i të ndjerës është marrë nga Mjekësia Ligjore, e asistuar edhe nga një numër i madhë i policisë
Lidhur më këtë rast Prokuroria e Pejës ka filluar hetimet ndaj stafit mjekësor të Spitalit Rajonal të Pejës që kishte trajtuar rastin e 39 vjeçares nga Istogu, që dyshohet se ka vdekur nga COVID-19.
Telegramisot.com mëson se veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë nën dyshimin se është kryer vepër penale trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.“Prokurorja Valbona Disha Haxhosaj me vetiniciativë ka autorizuar kryerjen e disa veprime hetimore lidhur me këtë rast”, tha Nikçi.
Nikçi shtoi se në bashkëpunim me Prokurorinë e Prishtinës është lëshuar urdhëresë për ekshumim të varrit të të ndjerës.
Gjatë ekshumimit kanë qenë të pranishëm edhe prokurorja dhe Policia.
“Me urdhëresë të prokurorisë trupi i të ndjerës është dërguar për në obduksion” tha ai.
Telegramisot.com ka raportuar se gruaja nga Lluga e Istogut është operuar në Klinikën Kirurgjike në QKUK ndërsa testet janë kryer vetëm pas operacionit. Para hospitalizimit në QKUK gruaja kishte qëndruar në Spitalin e Pejës ku po ashtu ishte kuruar për sëmundjen e tjera të saj.
E ndjera ishte banore e Komunës së Istogut, nga fshati Lluga, e moshës 39 vjeç, nën dy fëmijë, burri i saj vdiq 10 vjet më parë.