Burime të besueshme brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për TelegramiSot identitetin e katër shtetasve serbë të arrestuar, të cilët ishin kamufluar si pelegrinë, por kishin për mision grumbullimin e informatave për caqe strategjike dhe nxitjen e destabilitetit në Kosovë.
Sipas burimeve, të dyshuarit kishin hyrë në territorin e Kosovës menjëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, me qëllime të dyfishta: spiunazh dhe tensione të qëllimshme ndëretnike.
TelegramiSot ka siguruar emrat, dokumentet personale dhe kartën zyrtare, të 4 të arrestuarve në këtë operacion të ndjeshëm të Policisë së Kosovës.
Të arrestuarit janë:
Branko Rakic – banues në Mitrovicën e Veriut
Nemanja Vamokiç – toger i policisë serbe, banues në Novi Sad
Pavle Kragoviç – banues në Beograd
Millovan Steviq – kapiten dhe agjent i ushtrisë serbe, banues në Mitrovicën e Veriut
Policia ka gjetur në posedim të tyre:
Fotografi të terroristëve të vrarë në sulmin e Banjskës,
Dy thika dhe një sëpatë, të fshehura në automjetin me targa serbe.
Qeveria e Kosovës, në njoftimin zyrtar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, thekson se arrestimi i tyre ndërlidhet drejtpërdrejt me sulmet e fundit në veri, përfshirë hedhjen e dy granatave dore në Zveçan, më 1 prill.
Kjo është vetëm maja e ajsbergut!
Njëri prej të arrestuarve është i lidhur me grupin terrorist të Milan Radoiçiq, organizator i sulmit të armatosur në Banjskë ku humbi jetën rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.
Institucionet e sigurisë janë në gatishmëri të plotë!
Ministri Sveçla ka paralajmëruar se kërcënimet nga shërbimet serbe të inteligjencës janë të vazhdueshme, ndërsa kërkohet bashkëpunim i qytetarëve për të denoncuar çdo aktivitet të dyshimtë.
Me urdhër të prokurorit, të katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe pritet që ndaj tyre të ngrihen akuza për spiunazh, posedim armësh dhe cenim të sigurisë kombëtare.