Çështja e postit të Presidentit, po vazhdon të “ziejë” në skenën politike kosovare. Ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i cili, pak kohë më parë deklaroi hapur kandidaturën për këtë post.Por kreu i LDK, Isa Mustafa, ka thënë se kjo pozitë duhet t’i takojë Partisë Demokratike të Kosovës.
Aktualisht këtë pozicion po e mban Vjosa Osmani si UD e Presidentit, e cila mund të qëndrojë vetëm 6 muj, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për ish-presidentin Thaçi.
Telegramisot.com mëson nga burimet te sigurta brenda PDK-së, se si kandidate serioz për president nga ky subjekt politike po lakohet emir i ish nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti.
Telegramisot, ka biseduar me z. Haliti, për këtë temë por ai as nuk e ka pohuar e as mohuar kandidaturën e tije për president të Kosovës duke shtuar se është ende herët të flitet për këtë temë.