Është vlerësuar lartë puna dhe angazhimi 12 vjeçar i Xhavit Halitit në Asamblenë Parlamentare të NATO-së.
Attila Mesterhazy nga sekretariati i Asamblesë Parlamentare të NATO-së, ia ka dërguar një letër Halitit, nëpërmjet së cilës e fton të jetë pjesë e kësaj organizate në cilësinë e ambasadorit, raporton Telegramisot
“Do të ishte kënaqësi për ne nëse mbetemi në kontakt. Edhe pse nuk jeni më anëtar i Asamblesë, ju mbeteni pjesë e komunitetit tonë të zgjeruar të AP të NATO-së, dhe si i tillë, ju mund të vazhdoni të keni një rol të rëndësishëm si Ambasador për Asamblenë tonë dhe Aleancën e NATO-së”, thuhet ndër tjerash në këtë letër.
Letra e plotë e përkthyer në gjuhën shqipe:
I nderuar z Haliti,
Në emër të të gjithë kolegëve dhe miqve tuaj në Asamble, si dhe stafit të Sekretariatit Ndërkombëtar, dëshiroj t’ju falënderoj për angazhimin dhe shërbimin e shkëlqyer në Asamble gjatë 12 viteve me ne. Nën udhëheqjen tuaj, delegacioni i Kuvendi të Kosovës ka fituar një zë aktiv në AP të NATO-së dhe ka pritur delegacione të panumërta të Asamblesë dhe ka qenë nikoqir i shumë takimeve. Do të na mungoni.
Do të ishte kënaqësi për ne nëse mbetemi në kontakt. Edhe pse nuk jeni më anëtar i Asamblesë ju mbeteni pjese e komunitetit tonë të zgjeruar të AP të NATO-së, dhe si i tillë, ju mund të vazhdoni të keni një rol të rëndësishëm si Ambasador për Asamblenë tonë dhe Aleancën e NATO-së.
Ju lutem ia dërgoni Roberta Calorio (Shef për Marrëdhënie me Delegacionet dhe Komunikim në Sekretariatin Ndërkombëtar (rcalorio@nato-pa.int) një e-mail adresë nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij komuniteti të zgjeruar të AP të NATO-së.
Dëshiroj t’ju inkurajoj të vazhdoni të ndiqni punën tonë në platformat e ndryshme mediatike të AP të NATO-së dhe t’i shfrytëzoni raportet e shkëlqyera të Asamblesë dhe dokumentet tjera politike.