Veton Surroi dikur bënte thirrje që shqiptarët duhet të merrnin pjesë në Zgjedhjet Parlamentare të Serbisë, në dhjetor të vitit 1993, kur Sllobodan Millosheviqi ishte në kulmin e pushtetit të tij.“Veton Surroi e ka publikuar, sepse Veton Surroi edhe sot mban kumari me “intelektual” të shtetit serb”, thotë Miftari.
Pasi ditë më parë u raportua që Veton Surroi dhe Blerim Shala janë ftuar nga kryeministri, Albin Kurti që të jenë pjesë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, mediumi i Veton Surroit publikoi një dokument, i cili sipas tyre, është propozim i Gjermanisë dhe Francës për arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas këtij dokumenti, në Kosovë do të krijohej një “distrikt autonom i Kosovës së veriut” sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Kisha Ortodokse Serbe do të këtë “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të Marrëveshjes ligjërisht obliguese, obligohet se “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”.
Por menjëherë Gjermania dhe Franca u distancuan nga ky dokument, duke thënë se ky dokument nuk buron nga këto dy shtete.
E sipas ish agjentit të SHIK-ut, Naim Miftari, dokumenti i publikuar nga mediumi i Veton Surroit është plan i propozuar nga Franca.
“Dokumenti i cekur ma lart nuk është plan gjerman, por plan i Francës , Makcronit, Vuçiçit dhe Edi Rames e Hashim Thaçit. Dokumenti është bërë nga plani i njohur francez i muajit Maj 1999, kur Millosheviçit shërbimi sekret francez, DGSE përmes diplomacisë franceze ia pat propozuar në Beograd, por Millosheviçi nuk e ka pranuar”, thotë Miftari.
Ai shton se ky plan vetëm është modifikuar, por që Kosova nuk duhet të pranojë assesi një dokument të tillë.
“Ky plan i tashëm, kornizën e ka nga ajo kohë por vetëm është modifikuar tani gjatë vizitës surprizë të Vuqiçit te Makroni, prandaj edhe Albin Kurti ishte ftuar nga Makroni para pak kohesh, por Kurti e ka refuzuar në heshtje. Kosova nuk duhet me pranu asnjë pikë nga ky plan nëse Kosova apo kushdo qoftë del përtej kushtetutës tonë, atëherë do ishte gabim trashanik i pa falshëm dhe i dënueshëm për tradhti ku ky plan do sillte konflikt të ri në Kosovë”, thekson Miftari për gazetën “Bota sot”.
Më tej, Miftari deklaron se ftesa e Kurtit për Surroin dhe Shalën është një gabim.
“Fati është për Kosovën se Hashim Thaçi dhe shoku i tij Kadri Veseli janë në burg, përndryshe të dytë ish agjentë të shërbimit sekret francez DGSE, por zbrazëtirën e kësaj është ka e mbush Edi Rama me Baton Haxhiun e UDB-së. Sa i përket takimit në mes Kurtit dhe Veton Surroit dhe Blerim Shalës nuk e di në çfarë cilësie janë taku, por nëse Kurti mbështetet sidomos në Blerim Shalën, atëherë e ka njëjtë si me pas thirr Marko Gjuriqin me mbrojt Kosovën”, shprehet ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Miftari tregon edhe arsyen, që sipas tij, Veton Surroi përmes mediumit të tij, e publikoi dokumentin, i cili flet për Autonomi të serbëve në Veri të Kosovës.
“Veton Surroi e ka publikuar, sepse Veton Surroi edhe sot mban kumari me “intelektual” të shtetit serb”, thotë Miftari.
“Sidoqoftë plani serbo-francez-rus duhet as mos mu diskutu fare. Çdo nen i këtij plani e sakaton dhe e zhbën shtetësinë e Kosovës. Më parë do futesha në një luftë të re, sesa me pranu këtë plan ku shteti jonë devalvohet në një shtet “banane”, në një Konton të Serbisë”, përfundon për “Bota sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Kujtojmë se Veton Surroi dikur bënte thirrje që shqiptarët duhet të merrnin pjesë në Zgjedhjet Parlamentare të Serbisë, në dhjetor të vitit 1993, kur Sllobodan Millosheviqi ishte në kulmin e pushtetit të tij.