Sot në Pejë, Prokuroria Themelore ka sekuestruar mbi një ton drogë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi i cili tha se vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe është ndër aksionet më të mëdha antidrogë nga paslufta.
“Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë. Vlera e drogës është rreth 5 milion euro dhe është ndër aksionet me të mëdha antidrogë nga paslufta. Aksioni është në zhvillim…”, ka shkruar Nikçi në llogarinë e tij në Facebook.