Policia e Kosovës e ka njoftuar Qeverinë, përkatësisht Ministrinë e :Punëve të Brendshme, për rrezikun që mund ta sjell heqja e rrethojave të objektit të Qeverisë dhe të Kuvendit. Në një letër që drejtorit të Policisë sqarohet se sa e rëndësishme është siguria e asaj hapësire. Pëkundër rekomandimit të Policisë, Qeveria i ka hequr sot ato rrethoja.
Drejtori i Policisë së Kosovës, më datë 14 prill, i ka dërguar Qeverisë një letër, në të cilën i rekomandon që të mos hiqen rrethojat nga objekti i Qeverisë. Sipas sqarimeve të Qalajt, vet ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka sqaruar idenë e heqjes së rrethojave në objektët ku kryejnë punën tre liderët më të lartë shtetërorë: Presidenti, Kryeparlamentarja dhe Kryeministri.
Sipas letrës të Rashit Qalajt që e ka siguruar Gazeta Express, Ministria e Punëve të Brendshme i ka kërkuar Policisë së Kosovës vlerësim për idenë që të hapet për këmbësorë hapësire përreth objektit të Qeverisë dhe të Kuvendit.
Qalai ka dërguar rekomandimet e Policisë sekretarit të Ministrisë së Brendshme, Arton Berisha, të cilit i tregon se njësitet relevante të Policisë e kanë analizuar terrenin.
“Ekipi i NJVKRR-së (Njësia për Vlerësimin e Kërcënimit dhe Rrezikut) ka dalë në terren ku drejpërsëdrejti nga Zv.ministri i MPBAP’së, z. Sveçla, dhe zyrtarët e Administratës Publike ka marrë informatat ideore se ku planifikohet të shtrihet hapësira për kalimin e këmbësorëve dhe menjëherë ka filluar me kujdes të analizojë informatat në dispozicion sa i përkët sigurisë së tre (3) objekteve të isntitucioneve kryesore të vendit e posaçërisht sigurinë e këtyre objekteve në rast se vendoset që hapësira për kalimin e këmbësorëve të realizohet”, ka shkruar Qalaj.
Tutje Qalaj ka përmendur se këto hapësira përdorën për pritje ceremoniale të liderëve botërorë kur vizitojnë Kosovën dhe se në të njëjtat hapësira janë të vendosura sistemet për ajrosjen e hapësirave, serverët e Ministrisë së Financave, që, sipas Policisë, janë jetike për funksionimin e punës normale dhe të sigurt të këtyre zyrave.
Qalaj i ka treguar MPB’së se projekti i heqjes së rrethojave ndikon direkt në kërcënimin e sigurisë.