Autoritetet malazeze, mëngjesin e së hënës, kanë nisur shembjen e staneve të shqiptarëve në bjeshkën e Ishtedimit në Mal të Zi.
Fatmir Gërvalla, përfaqësuesi banorëve të këtyre staneve, e ka bërë të ditur lajmin duke thënë se nuk janë lejuar nga autoritetet malazeze, të shkojnë në vendngjarje për të parë se çfarë po ndodh me stanet që i trashëguan nga stërgjyshërit e tyre.
Ai ka thënë se nuk do të ndalen dhe se do të protestojnë për të kundërshtuar këtë vendim të Malit të Zi, të cilin po e konsiderojnë si të padrejtë.
Pronarët e staneve e të tokës bjeshktare në Ishtedim, pohojnë se çështjen pronësore e kanë për gjykim në Gjykatën Supreme të Malit të Zi, po ende nuk kanë marrë një vendim prej saj.
Telegramisot.com i ka siguruar disa foto ku shihet rrenimi i stanëve.