Alsat mëson se është marrë vendimi për lirimin e Tomor Morinës, i arrestuar në Maqedoni në bazë të një fletarresti nga Serbia përmes Interpolit, raporton telegramisot.com
Kujtojmë se Morina ishte arrestuar me 24 korrik, ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme pati dënuar arrestimin e tij duke shtuar se këtë çështje do ta adresojnë te Bashkimi Evropian për t’i parandaluar rastet e tilla.
Me kërkesë të Prokurorisë, një gjyqtar i procedurës paraprake kishte vendosur 30 ditë paraburgim ndaj Morinës, derisa i pyetur për të komentuar çështjen e arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pati thënë se do të respektohet ligji.
Ndërkaq në Gjakovë u organizua protestë kundër arrestimit të tij.