Albin Kurti ia ka derguar Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut,nje letër me të cilën e fton për konsultime para konstitumit të paralamentit.
Kurti i ka kërkuar Abdixhikut takim këtë javë, duke ia ofruar dy ditë dhe tri orare të ndryshme si opsione për takimin.
“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet ndër tjerash në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.
Kurti shkruan në fund se e “mirëpret” përgjigjen e Abdixhikut për këtë takim.
Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill, siç ka vendosur presidentja Vjosa Osmani. Po atë ditë, LVV synon ta zgjedhë edhe qeverinë, siç ka deklaruar më herët Kurti.
A po leviz Kurti nga pozicioni i ngurtë se s’ka koalicion me partitë opozitare?