Avdullah Hoti sot ka marrë besimin e 61 deputetëve për ta drejtuar qeverinë e re.
Gjatë seancës Hoti tregoi edhe përbërjen e ekzekutivit që vjen si rezultat i marrëveshjeve të partive LDK-AAK-Nisma- Lista Serbe.
Por cila ishte marrëveshja e lidhur në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Listës Serbe ku kjo e fundit do t`i mbajë tri pozita me Goran Rakiqin si zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal dhe Dalibor Jevtiqin si ministër për Kthim dhe Komunitete.
Klan Kosova ka siguruar dokumentin ekskluziv të ujdisë mes dy partive që mban firmat e Isa Mustafës dhe Goran Rakiqit.
Në mesin e pikave të marrëveshjes është se të dyja palët nuk mbështesin mocione mosbesimi që janë inicuar në të kaluarën edhe parti të tjera në parlament.
Në të përmendet edhe dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja ku potencohet nevoja për vazhdimin e tij, njofton Klan Kosova.