Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi është ftuar që të paraqitet në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës e ka ftuar Kadaj-Bujupin për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në vitin 2015.
Për këtë thirrje ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.
Ai në një pronocim ekskluziv për Ballkani.info ka thënë se kjo ftesë është presion i pastër dhe çdo ndërhyrje në drejtësi si e tillë do të mbetet.
“Është e çuditshme ftesa për Donika Kadajn, edhe mënyra edhe koha e thirrjes për të, është deri diku befasuese”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, kur është hedhur gazë aso kohe, me Donika Kadajn kanë qenë edhe Albin Kurti dhe rreth 20 deputetë të tjerë. “Pse Donika Kadaj ftohet para Kurtit”? Pyet Haradinaj, derisa shton se megjithë presionin që po ushtrohet, gjërat janë të pastra sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Është punë e përfunduar vendimi. Ai vendim i lëshuar nga Gjykata Kushtetuese është i pastët si loti, prandaj po them edhe një herë është e çuditshme ftesa për zonjën Kadaj”, ka thënë në fund Haradinaj.
Qeveria e re, në të cilën pjesë të madhe të hises do të ketë edhe AAK-ja, pritet të votohet të mërkurën, pasi që Gjykata Kushtetuese e ka pranuar se të mirëqenë dekretin e presidentit për mandatimin e qeverisë së re.