• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

EKSKLUZIVE: Dalipi dhe Paviqeviq biseduan për ndihmat e Serbisë dhe lejimin e kompanisë së Saviqit dhe Nikoliqit që të tregtonte me barna

11/06/2020 - 16:50:21
EKSKLUZIVE: Dalipi dhe Paviqeviq biseduan për ndihmat e Serbisë dhe lejimin e kompanisë së  Saviqit dhe Nikoliqit që të tregtonte me barna

Ish-shefi i kabinetit të ish-kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, sot e konfirmoi edhe vetë që është takuar me Dejan Paviqeviqin e Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Dalipi konfirmoi që me iniciativë të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim janë pajtuar që nevojitej një “Korridor i Gjelbër”, për të lejuar kalimin e barnave, pajisjeve mjekësore dhe ushqimit nëpër rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Lexo më shumë

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
10
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24

Ballkani.info nga burime të mirëinformuara për këtë takim ka mësuar se aty ishte biseduar edhe për ofrimin e ndihmës që Qeveria e Serbisë mund ta bënte për Kosovën me mjekë dhe pajisje farmaceutike, fillimisht për komunat me shumicë serbe, por pa përjashtuar edhe komunat shqiptare nëse Qeveria e Kurtit do e pranonte mbështetjen e Serbisë, gjë që pak ditë më pas edhe e kishte bërë me pranimin e donacionit të 1000 testeve për përdorim sipas nevojave shëndetësore.

Paviqeviq në emër të Qeverisë së Serbisë në këtë takim kishte shprehur gatishmëri që edhe një pjesë të pajisjeve farmaceutike që kishin pranuar nga Rusia dhe Kina t’i ofronin për Kosovën.

Por, siç mësohet nga burime që kanë qenë të informuar për këtë takim, Paviqeviq kishte edhe një kërkesë specifike për Qeverinë e Kosovës.

Kërkesa e Paviqeviqit e parashtruar në këtë takim ishte që kompanisë serbe Farmalogist Connect D.O.O. t’i përshpejtoheshin procedurat për dhënien e lejes për tregti të barnave në Kosovë.

Kompania Farmalogist Connect D.O.O. ka drejtor ekzekutiv Millan Saviqin dhe aksionar Moimir Nikoliqin, kurse adresa zyrtare e saj është Dolan, INDUSTRIJSKI KAMP B.B. në Zveçan. Kjo kompani është regjistruar zyrtarisht në Kosovë më 11.12.2014, ndërsa sipas informacioneve që posedon Ballkani.info, në Serbi është regjistruar më 08.05.2015.
https://arbk.rks-gov.net/page.aspx?id=1,38,168248

Po ashtu, sipas informacioneve që posedon Ballkani.info brenda ATK-së, qarkullimi i kësaj kompanie brenda 5 vjetëve në Kosovë është 5,230,381.95 euro.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
Lajme

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
10
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
Lajme

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24
Vjosa Osmani në 23-vjetorin e vrasjes së Ilir Konushevcit: Ai dhe liria janë një
Lajme

Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit

May 12, 2025
10
Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël
Lajme

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

May 12, 2025
9
Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
Ekonomia

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
4
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
Bota

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
21
Next Post
Atentat në Tiranë, një i vdekur

Atentat në Tiranë, një i vdekur

Më të fundit

  • Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
  • Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
  • Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi