Pavarësisht se e diel, ekipet e Termokos po vijojnë punën në terren për të siguruar furnizim cilësor me ngrohje për të gjithë konsumatorët.
Aktualisht, në rrugën Hajdar Dushi, po realizohet një ndërhyrje e plotë në rrjetin e ngrohjes, pasi infrastruktura e vjetër ishte e pamundur të rikthehej në funksion.
Për këtë arsye, Termokos ka nisur instalimin e një rrjeti të ri gypor, që garanton cilësi dhe qëndrueshmëri afatgjatë në shërbimin ndaj qytetarëve.
Kryeshefi i ndërmarrjes, Fisnik Osmani, theksoi se përkushtimi i kompanisë është të ofrojë një sistem ngrohjeje modern dhe efikas për Prishtinën, duke kontribuar gjithashtu në një qytet më të gjelbër.
Termokos – për një Prishtinë më të ngrohtë dhe më të qëndrueshme!