Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka njoftuar se gjatë mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë nëna e tij, shkruan Telegramisot.
Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka bërë një dedikim prekës për të ëmën, derisa ka thënë se do t’i mungojë më shumë se çdo gjë në jetë.
“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne, se sa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam?”, shkruan ai.