Përditësimet më të fundit 15 Sht Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama zbuloi se ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ishte larguar nga detyra dhe në vendin e saj u vendos deputetja e PS, Evis Kushi. Gjatë një interviste për emisionin “Open”, Shahini ka treguar se kishte disa kohë që e kishte diskutuar me Ramën largimin e saj.
“Unë kërkova lirimin, por isha e gatshme të punoja derisa të gjendej dikush tjetër. A jam shkarkuar? Kam kërkuar të lirohem.
Kemi diskutuar që mund të jetë në fund të shtatorit”, tha ajo. Ministrja kishte njoftuar se do të largohej në fund të mandatit dhe për të ka qenë surprizë që kjo ka ndodhur në ditën e parë të shkollës. Megjithatë, Shahini thotë se pyetja “Pse” duhet t’i bëhet kryeministrit.
“Pyetjen duhet t’ja bëni kryeministrit. Për mua nuk ishte surprizë. E prisja. U diskutua dhe ndodhi sot. Nuk ka simbolikë që më larguan ditën e parë të shkollës. Për simbolikën duhet të pyesni kryeministrin”, u shpreh ajo.














