Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi të Velipojës me mbishkrimin ” Mirmëngjes nga Velipoja e dashur”. Por ai nuk e ka thënë asnjë fjalë për ndodhinë tragjike, ku për disa çadra plazhi mbetën të vrarë 4 persona dhe disa të plagosur, shkruan Gazeta Express.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë shqiptare, në këtë konflikt kanë vdekur katër persona teksa janë plagosur edhe katër të tjetër.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë në Pulaj Plazh, teksa në mesin e të vrarëve është edhe një 20-vjeçar.
Gazetari i ABC, Simon Shkreli sjell kronologjinë dhe detajet nga masakra në veri, që tronditi përpos vendasit edhe turistët duke ndikuar në imazhin e Shqipërisë.
Menjëherë pasi kanë mësuar lajmin të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes në një rrugicë mes dy bizneseve të palëve të përfshira ishin familjarët në britma dhe lot.
Por si ndodhi?
Paraprakisht mësohet se Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” është konfliktuar me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlonët në plazhin e Velipojës.
Si pasojë ka mbetur i vrarë Kujtim Ferracaku, punonjësi i shezlongeve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj.
Nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim Frracakut bashkë me një tjetër person. Policia e ndihmuar nga FNSH kanë rrethuar zonën.