Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur solidaritet të plotë me qytetarët e Shqipërisë të prekur nga tërmetet e sotme.
Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në facebook se Kosova është e gatshme ta mbështesë Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme, njofton Klan Kosova.
”Solidarizohem me motrat dhe vëllezërit shqiptarë matanë kufirit, që sot pësuan nga një tërmet i rëndë. Jemi të gatshëm ta mbështesim Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme. Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejt në familjet e tyre”.