Moti i mirë ka bërë që shumë qytetarë nga Kosova t’ia mësyjnë edhe sot Shqipërisë për të kaluar vikendin, shkruan Gazeta Sinjali.
Fluksi i madh i qytetarëve ka bërë që të krijohen kolona të gjata në pikëkalimin kufitar me Shqipërinë, në Vërmicë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, në dalje të Vërmicës, janë krijuar kolona deri në 400 metra të veturave dhe janë shkaktuar pritje deri në 40 minuta.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme mbi 13 mijë kosovarë kanë kaluar kufirin Vërmicë-Morinë.