Zgjedhjet e 6 tetorit kaluan me incidente më të pakta se zgjedhjet e kaluara dhe me numër më të madh të qytetarëve që dolën të votojnë. Ato u konsideruan si më demokratiket, e tash që përfunduan, cilat janë procedurat që ndiqen deri në formimin e Qeverisë?
Së pari duhet të pritet që të shpallet rezultati përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E për t’u shpallur ky rezultatet duhet të pritet që të numërohen të gjitha votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat e mërgatës. Ky proces nuk pritet të fillojë as këtë javë.
Kjo për shkak se KQZ ka pranuar se ka ndodhur një gabim teknik në formularin e numërimit të votave.
“S’po flitet për manipulim, por për një gabim teknik që ka ndodhur, për shkak të shtypjes së gabueshme të formularëve. Duhet të deklarohet publikisht e të mos fshihemi. Formularët janë shtypur gabimisht. I kujt është faji do të zbulohet gjatë ditëve të ardhshme. Sekretariati është bartës i shtypjes të cilët janë shpërndarë në të gjithë Kosovën. Janë shpërndarë të njëjtit formularë dhe të njëjtit e kanë pasur gabimin teknik që subjektet të cilat ishin të renditura në fletëvotimin, dhe në formular, por subjektit të parë i mungon rubrika. Për rrjedhojë të kësaj, disa komisionarë të cilëve iu ka ndez llamba, i kanë shkruar me saktësi, por disa të tjerëve që s’ju ka ndez llamba kanë vazhduar nga subjekti i dytë dhe kanë krijuar një huti”, ka thënë Daka në mbledhjen e KQZ-së.
“S’po flitet për manipulim, por për një gabim teknik që ka ndodhur, për shkak të shtypjes së gabueshme të formularëve. Duhet të deklarohet publikisht e të mos fshihemi. Formularët janë shtypur gabimisht. I kujt është faji do të zbulohet gjatë ditëve të ardhshme. Sekretariati është bartës i shtypjes të cilët janë shpërndarë në të gjithë Kosovën. Janë shpërndarë të njëjtit formularë dhe të njëjtit e kanë pasur gabimin teknik që subjektet të cilat ishin të renditura në fletëvotimin, dhe në formular, por subjektit të parë i mungon rubrika. Për rrjedhojë të kësaj, disa komisionarë të cilëve iu ka ndez llamba, i kanë shkruar me saktësi, por disa të tjerëve që s’ju ka ndez llamba kanë vazhduar nga subjekti i dytë dhe kanë krijuar një huti”, ka thënë Daka në mbledhjen e KQZ-së