Pak çaste pasi janë mbyllur kutitë e votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, PDK’ja e ka shpallur veten fituese.
Nënkryetari i PDK’së, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK’ja prin me një diferencë të vogël nga partia e dytë.
Ndërkaq sipas “Exit Poll”-it që e ka publikuar Klan Kosova në orën 19:00, PDK’ja ka dalë partia e tretë me 22.28 për qind të votave.
Sondazhi i Klan Kosovës e qet LDK’në dhe Vetëvendosjen në vend të parë me përqindje të barabartë nga 30%.