Djali i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Klestor Veseli, ka shkruar fjalë prekëse pas vdekjes së gjyshit të tij.
Klestori ka shkruar se edhe në prag të vdekjes, gjyshi i tij i ndjerë e ktheu djalin e vet në Kosovë.
“Luftove një betejë të fortë, mbajte një qëndërim burrëror, e edhe në prag të vdekjes e ktheve birin tënd në vendin e vet e në mesin tonë, edhe kur trupi të lëshoj ja arrite të na sjellës një të mirë të fundit! Për këtë do të jemi përgjithmonë mirënjohes. Pusho i qetë baba Haxhi”, ka shkruar Klestori.