Pas rasteve të rritura me COVID-19 në Mal të Zi, autoritetet kanë ndërmarrë masa të reja shtrënguese.
Institucionet shëndetësore të shtetit fqinj kanë ashpërsuar masat.
Për të hyrë në Mal të Zi duhet të plotësosh kriteret e mëposhtme:
1. Certifikatën e vaksinimit me dy doza ose me një dozë.
2. Test PCR jo më shumë 72 orë.
3. Vërtetim që ke kaluar COVID-19 jo më pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv me COVID 19.
4. Test antigen negativ jo më shumë se 48 orë.
Gjithashtu në dasma dhe ditëlindje dhe festa të tjera, pjesëmarrja do jetë me masat e më sipërme.
Këto masa vlejnë nga data 20 gusht deri më 10 shtator.