Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e asaj për media ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme do të lirohen nga Klinika Infektive gjashtë pacientë të cilët janë shëruar nga Covid 19.
Në njoftimin e tyre bëhet me dije se sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 23/04/2020, gjenden të hospitalizuar gjithsej 58 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 48 pacientë.
Në klinikë gjinden edhe 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ për Covid -19 si dhe në pritje të rezultateve janë 2 raste.
Nga 48 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 35 pacientë janë në gjendje stabile
• 12 pacientë janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv, gjendet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sot do të lirohen nga klinika 6 raste të shëruar